Please enter at least 3 characters.

MPJ: Guinea Bissau ka rikonfirmuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës

2018/05/Ambasadori-i-Republikes-se-Kosoves-Ramadan-Gashi-ne-takim-me-Ministrin-e-Jashtem-te-Guinea-Bissau-e1527606624677.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

"Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë", thuhet në reagimin e MPJ-së. /Telegrafi/