Please enter at least 3 characters.

Mozzik realizon duetin me Xhensila Myrtezajn (Foto)

2016/01/Mozzik.jpg

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me këngëtaren Kida, reperi Mozzik do të vijë së bashku me një tjetër femër.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, me të cilën Gramosi ka realizuar një bashkëpunim që do të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Mozzik për Telegrafin tha se titulli i këngës është “Ama dorën” dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Pro Video”.

Xhirimet e videoklipit kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikim.

Sipas reperit, kjo këngë do të jetë një nga hitet e kësaj vere dhe mund të tejkalojë edhe suksesin e bashkëpunimit të tij me Kidën, që për momentin është ndër këngët më të pëlqyera./Telegrafi/