Please enter at least 3 characters.

Moyes pret të sulmohet nga tifozët e Evertonit

2016/01/moyes-pret-t-euml-sulmohet-nga-tifoz-euml-t-e-evertonit_hd.jpg

 Skocezi kaloi 11 vite në Goodison Park duke i kthyer ata në Ligën Premier dhe në konkurrentë për vendin e katërt. Sidoqoftë, Moyes nuk pret dashuri prej tifozëve të ish-ekipit të tij.

“Nuk do të befasohesha nga tifozët, por mendoj se tifozët e Evertonit e dinë shumë mirë se çfarë kam bërë”.

“Liga Premier në këtë format ka 20 vjet që ekziston. Në 10 vitet e para ekipi arriti vetëm një herë të futet në top 10, kurse kur unë e kam marrë në dorë në 10 vitet e fundit rregullisht kemi përfunduar në top 10”.

“Nëse dikush e ka parë këtë, do të kuptonte se kam ndihmuar klubin. Kam pasur raport të shkëlqyer me tifozët, por nuk do të befasohesha nëse do të kisha pritje të nxehtë”, ka deklaruar Moyes.

Evertoni i shkon Manchester Unitedit sonte mbrëma në Old Trafford. /Telegrafi/