Mourinho: Trofeu i këtij viti në LK, i veçantë
Reali po e kërkon që dhjet vjet trofeun e dhjetë në garën më prestigjioze dhe ish-traneri legjendar i Interit ka kujtime të mira, pasi e fitoi tashmë dy herë trofeun me klubin italian dhe Porton.
“Reali po e kërkon trofeun e dhjetë, gjë që është impresive”.
“Unë po e kërkoj të tretin me një klub tjetër, që do të ishte e veçamtë për mua, por ambiciet i kam të qeta dhe të kontrolluara, prandaj besoj në sukses. Liga e Kampionëve jam vet unë, ‘the Special One’”.
“Kur e fitova Ligën e Kampionëve me Porton, dita tjetër ishte ditë më ndryshe në jetën time. Unë nuk preferoj të festoj, sepse mendoj se nuk do të jetë suksesi i fundit. Kështu e fitova, e putha, dhe shkova në shtëpi”.
“Momentet e mia më të mira në karrierë i kalova me Interin. Gjysmëfinalet ndaj Barcelonës dhe finalja ndaj Bayernit do të mbesin ndeshjet më epike ne jetën time dhe këtë e dëshmojnë edhe lotët e mi pas përqafimit me Marco Materazzin, një njeri të cilin e kam dashur më së paku te Interi, por me të cilin kam qarë më së shumti pas trofeut”, është shprehur Mourinho për Sky Sports. /Telegrafi/


