Please enter at least 3 characters.

Mourinho padit redaktorin e Marcas

2016/01/f.0920170714343_m.jpg

Gazetari publikoi një shkrim më 17 shtator, ku i ishte referuar trajnerit portugez si ‘tipi i njeriut që largohet pasi shkakton një aksident’.

Mourinho ndjen se Palomar i ka kaluar kufinjt me fjalët që ka zgjedhur dhe kështu ka vendosur që të padisë atë dhe gazetën madrilene.

“Shprehja e tillë është tendencioze dhe përdorimi i fjalëve të tilla ishte i panevojshëm për të arritur synimin e artikullit. Mourinho është në dijeni për rëndësinë e të drejtave dhe lirisë së shprehjes dhe nuk ka marrë, e as që do të marrë ndonjëherë masa ligjore ndaj kritikave të drejta”, shkruan në një komunikatë të zëdhënësve të portugezit.

49 vjeçari më parë kishte paditur gazetarin e gazetës El Pais, Charles Bouvier, pasi ky i fundit e quajti ‘portugez nazist’. /Telegrafi/