Mourinho: Jam më i mirë në sezonet e dyta
29/07/2011
Pasi kishte marrë në drejtim Porton në mes të sezonit 2001/02, ai fitoi ligën në sezonin tjetër dhe fitoi edhe një titull tjetër vendor dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2004/04. Pastaj u largua në drejtim të Chelseat ku fitoi Ligën Premier dy herë radhazi. Ngjashëm ndodhi edhe te Interi, ku pasi fitoi Serie A, ai triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të dytë me Nerazzurët.
“Futbolli nuk është matematikë dhe askush nuk mund t’ju garantojë se kjo do të ndodhë këtë sezon, por sezonet e mia të dyta janë gjithmonë më të mira”.
“Rezultatet në para-sezon nuk janë gjëja më e rëndësishme. E rëndësishme është të merrni formë. Fitoret janë të bukura pasi ju udhëtoni më të lumtur”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/


