Please enter at least 3 characters.

Mourinho dhe Allegri ende pa punë, del emri i tyre për të marr drejtimin e PSG-së

2019/08/Allegri.Mourinho.combo_.1080x648.png

Dy trajnerët e njohur, Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri janë ende të pa punë, që kur u larguan nga Manchester United dhe Juventus.

Të dy trajnerët mund të rikthehen përsëri në drejtimin e një ekipi, pasi në skenë ka dalë emri i PSG-së.

Mediat franceze shkruajnë se në klub ka probleme, mes trajneri Thomas Tuchel dhe disa prej futbollistëve të ekipit.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve, që po mendojnë për një trajner të ri.

Drejtori sportiv i francezëve Leonardo, ka në listën e tij dy emra të trajnerëve, si Jose Muorinho dhe Max Allegri.

Në rast të largimit të gjermanit, Leonardo do të niste menjëherë kontaktet me trajnerët e përmendur më sipër. /Telegrafi/