Please enter at least 3 characters.

Moura: Futbolli është i mahnitshëm, na jep një moment si ky

2019/05/GettyImages-1147850626.jpg
283:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Lucas Moura of Tottenham Hotspur reacts after victory in the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Heroi i Tottenham Hotspur, Lucas Moura deklaroi pas triumfit në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit "momenti më i mirë i jetës sime".

Londinezët eliminuan holandezët në saje të golave si mysafir, ku rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 (0-1).

Lucas Moura ishte realizator i tre golave në këtë takim, ku pas takimit ka folur për mediat e huaja.

(Photo by Dan Mullan/Getty Images )

"Është e pamundur ta shpjegoj atë që e ndiej, jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për shokët e ekipit tim. Gjithmonë besoj në këto momente, dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam këtë moment - ne jemi familje. Ishte dhuratë e madhe nga Perëndia. Unë do të doja të ndaja me bashkëlojtarët, miqtë dhe familjen".

"Jo vetëm unë, por gjithë shokët e ekipit dhe punëtorët tjerë, të gjithë kanë punuar shumë fortë. Ishte shumë e vështirë për të luajtur kundër Ajaxit, por gjithmonë kam besuar në shokët e ekipit tim".

"Futbolli është i mahnitshëm - na jep një moment si ky, nuk mund ta imagjinojmë, momenti më i mirë në jetën time - në karrierën time, vetëm duhet t'ju them faleminderit shokëve të ekipit tim", tha Moura.

Ndryshe, Tottenham në finale të ligës më elitare evropiane do të takohet me Liverpoolin, e cila eliminoi Liverpoolin. /Telegrafi/