Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2020/02/moti.jpg

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët më të larta malore të vendit do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 4 deri 13 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë stabilizim të motit dhe rritje të temperaturave ditore./Telegrafi/