Please enter at least 3 characters.

Moti sot dhe nesër, ftohtë dhe riga shiu - nga e enjtja ngritje e temperaturave

2020/07/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet vende-vende riga shiu, ndërkaq edhe të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

IHK njofton se nga dita e enjte parashihet rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1- 7m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës. /Telegrafi/