Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët dhe me reshje shiu

2019/01/Moti-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/