Most ndihmon qytetarët në verifikimin e të dhënave
30/04/2011
“Qëllimi i aksionit është ngritja e ndërgjegjes së qytetarëve për të drejtat e tyre dhe obligimeve qytetare për verifikimin e të dhënave të tyre në Listën Zgjedhore", deklaroi Darko Aleksov, drejtori ekzekutiv i asociacionit qytetar “Most”, ndërsa citon Zhurnal.
Sipas tij, ky asociacion dëshiron që numri më i madh i qytetarëve t'i verifikojë të dhënat e veta përmes faqes së internetit izbirackispisok.gov.mk, por edhe ata të cilët nuk dinë ose, nuk mundet ta realizojnë të drejtën e tyre për verifikimin e të dhënave përmes internetit. /Telegrafi/


