Moss këndon në duet me Gilmour
19/06/2009
Mbretëresha e pistave ishte pjesëmarrëse në një karioke në Londër, e cila kishte për qëllim grumbullimin e parave për shoqatën bamirëse “Hoping For Palestine”.
Njëri nga mysafirët kishte ofruar të dhuronte 47.000 funte (55.000 euro) me kusht që ta dëgjonte bukuroshen duke kënduar, ndërkohë ajo nuk kishte hezituar më shumë dhe kishte kapur mikrofonin për ta kënduar këngën “Summertime” në duet me Gilmour.
I dashuri i Moss, Jamie Hince, dhe mikja e tyre Lily Allen, po ashtu kishin kënduar në duet këngën “Dream a Little Dream of Me” për të grumbulluar 48.350 funte (57.000 euro).


