Morata: Do të rikthehem pas një muaji
04/08/2014
Spanjolli iu bashkua kampionit të Italisë për rreth 20 milionë euro muajin e kaluar nga Real Madridi, por vetëm disa ditë më pas u zbulua se do të mungojë afro dy muaj. Megjithatë rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ai shpreson të mos vonojë shumë pas fillimit të sezonit.
“Gjuri im po përmirësohet, unë po rikuperohem mirë. Brenda 30 ose 35 ditësh do të jem i gatshëm”.
“Është për të ardhur keq për lëndimin, por punoj me fizioterapeutët për të luajtur së shpejti sërish”.
“Të nënshkruaj për Juventusin ishte kënaqësi e madhe, jam vërtet i kënaqur me skuadrën time të re”, ka thënë Morata. /Telegrafi/


