Moody`s zhvlerëson gjashtë banka gjermane
06/06/2012
Moody`s ka njoftuar sot se e ka ulur me një shkallë renditjen e bankave: Commerzbank, DekaBank, DZ Bank, LBBW, Helaba dhe NordLB, së cilës vlerësimi i është ulur për dy shkallë.
Moody`s tha se këto gjashtë bankat ballafaqohen me “rrezikun në rritje të goditjeve të mëtejshme që burojnë nga kriza e borxheve në hapësirën euro, në kombinim me kapacitetin e kufizuar të absorbimit të humbjeve të bankave”. /Telegrafi/


