Please enter at least 3 characters.

Monchi do ta sjell Grimaldon te Arsenali

2019/03/GettyImages-998019404-e1552632326519.jpg
274:"SETUBAL, PORTUGAL - JULY 13: SL Benfica defender Alex Grimaldo from Spain during the match between SL Benfica and Vitoria Setubal FC for the Internacional Tournament of Sadoat Estudio do Bonfim on July 13, 2018 in Setubal, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Monchi po shqyrton mundësinë e transferimit të një lojtari te Arsenali, edhe pse nuk është pjesë e stafit të klubit londinez.

E përditshmja sportive spanjolle, "Sport" shkruan se Alex Grimaldo, 23 vjeç, është një nga lojtarët më të vlerësuar nga Unai Emery dhe ka qenë i lidhur me rivalët e klubit londinez, Manchester Cityt.

Megjithatë, Arsenali do ta transferojë mbrojtësin e Benficës me rekomandim të skuatit Monchi, i cili pritet të punësohet në Emirates.

Alex Grimaldo (Foto by Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Mochi konsiderohet si një nga operatorët më të shquar në tregun e transferimeve dhe ka punuar më parë me trajnerin spanjoll te Sevilla.

Ai u largua nga Roma me shkarkimin e Eusebio Di Francesco gjatë këtij muaji dhe tani po kërkon një punë të re.

Spanjolli thuhet të jetë një admirues i madh i Grimaldos dhe raporton se do të përpiqet ta marrë atë kudo që të punësohet. /Telegrafi/