Please enter at least 3 characters.

Momenti kur polici hero kap “shoferin e armatosur” të furgonit i cili u fut përmes këmbësorëve në Toronto (Video)

2018/04/Screenshot_15-1.jpg

Ky është momenti kur një polic hero u përball me një shofer 'të armatosur', i cili thuhet se ka vrarë rreth nëntë persona kur ai po ngiste një furgon përmes të këmbësorëve në Toronto.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shoferi është tani në arrest dhe i gjallë dhe policia ka thënë se nuk ka asnjë motiv të njohur në këtë pikë.

Po sipas mediave, një video e shkurtër e publikuar tregon një oficer policie i cili duket se ecën drejtpërdrejt kah i dyshuari - i cili duket se është i armatosur, edhe pse kjo nuk është konfirmuar – duke e kapur.

Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes citohet të ketë thënë se "shumë njerëz ishin të shtrirë të pajetë në tokë". "Ishin kaq shumë trupa".

Dh siç thuhet më tej, raportet nga vendi i ngjarjes tregojnë se njeriu po tregonte një objekt të errët në drejtim të policit, duke bërtitur: "Kam një armë". /Telegrafi/