Please enter at least 3 characters.

Mitrovicasit skeptik për urën (Video)

2016/10/Ura-e-Ibrit-në-Mitrovicë-640x358.jpg

Punimet në urën e Ibrit në Mitrovicë, të nisura si rezultat i marrëveshjes së fundit teknike në Bruksel, po vazhdojnë në mënyrë intensive.

Përderisa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se punimet do përfundojnë në kohën e duhur, qytetarët nuk besojnë se kjo do ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre.

Banorë të Mitrovicës që po shohin çdo ditë këto punime, kanë thënë se nuk besojnë se përfundimi i tyre do të sjell edhe qarkullimin e lirë, ashtu siç janë shprehur qeveritarët. /Tribuna/