Please enter at least 3 characters.

Mitrovica së shpejti me fushë të re të streetball-it tek Liqeni Akumulues

2024/07/450464740_398165659927184_4500580107230905589_n.jpg

Qyteti i Mitrovicës së shpejti do të bëhet me një fushë të re të streetball-it. Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

Tahiri ka njoftuar se për 15 ditë, kjo fushë do të jetë e gatshme dhe do të jetë e lokalizuar tek Liqeni Akumulues, shkruan Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se kjo fushë është financuar nga Komuna e Mitrovicës.

“Kjo fushë është financuar nga Komuna e Mitrovicës në kuadër të përkrahjes së projekteve atraktive në hapësirat publike”, ka thënë ai. /Telegrafi/