Please enter at least 3 characters.

Miratohet një rezolutë që e bën R Kellyn të padëshiruar në Philadelphia

2019/02/RKellyposter-e1549141756576.jpg
478:"CHICAGO, ILLINOIS - JANUARY 09: Demonstrators gather near the studio of singer R. Kelly to call for a boycott of his music after allegations of sexual abuse against young girls were raised on the highly-rated Lifetime mini-series "Surviving R. Kelly" on January 09, 2019 in Chicago, Illinois. Prosecutors in Illinois and Georgia have opened investigations into allegations made against the singer, whose real name is Robert Sylvester Kelly. (Photo by Scott Olson/Getty Images)
12:"Getty Images

Qyteti i Philadelphias ka miratuar një rezolutë, përmes të cilës simbolikisht ia ndalon R Kellyt vizitën në këtë metropol - raporton NME.

Këshilli i Philadelphias më 31 janar njëzëri e ka miratuar një rezolutë, sipas të cilës, këngëtari amerikan nuk është i mirëseardhur në atë qytet.

R. Kelly (Foto: Mike Pont/Getty Images/Guliver)

Edhe pse kjo rezolutë nuk ia ndalon zyrtarisht 52-vjeçarit prezencën në qytetin amerikan, megjithatë shërben si një deklaratë publike se banorëve nuk u pëlqen prania e tij atje.

Kujtojmë që së fundmi është publikuar një film dokumentar për viktimat e dhunës seksuale të shkaktuar nga R Kelly që ka marrë shumë vëmendje.

(Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

"Besoj se R Kelly dhe përbindëshit si ai duhet të turpërohen dhe të dëbohen nga jeta publike", ka thënë Helen Gym, një prej nismëtarëve të miratimit të kësaj rezolute.

Duhet theksuar se këngëtari nuk është paditur për asnjë prej krimeve që janë përmendur, porse aktualisht është duke u hetuar nga FBI.

Në ndërkohë, edhe vajza e R Kellyt, Buku Abi, ka dalë kundër babait të saj duke e quajtur "një përbindësh". /Telegrafi/