Please enter at least 3 characters.

Miratohet huaja për efiçiencën e energjisë në ndërtesa publike

2016/07/seanca-e-kuvendit-per-nder-te-te-pagjeturve-te-Kosoves-foto-ridvan-slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua në mes të KFW-së dhe Qeverisë së Kosovës, për programin masat e efiçiencës së energjisë, në ndërtesat publike.

Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është futur në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua në mes të KFW-së dhe Qeverisë së Kosovës, për programin masat e efiçiencës së energjisë, në ndërtesat publike.

Ministri Avdullah Hoti tha se huaja është deri në 2.5 milionë euro për sektorin e energjisë, pasi që sektori i energjisë është kyç për zhvillimin ekonomik.