Please enter at least 3 characters.

Ministria e Kulturës nuk e priti në aeroport ekipin e “Shok”

2016/03/shok-2.jpg

Ekipi i filmit kosovar “Shok” ka arritur në Prishtinë pas kthimit nga Los Angeles, ku kishte qëndruar për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars” në të cilën ishte nominuar në kategorinë për “Filmin më të mirë të shkurtër”.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ekipi i filmit që bëri historinë në kinematografinë kosovare, u prit nga familjarë dhe mediat, por jo nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton “Express” i KTV-së.

Ekipi i “Shok” mbajti një konferencë për media në të cilën rrëfyen gjithçka për ceremoninë prestigjioze.

“Filmi më i mirë i shkurtër” u zgjodh “Stutterer”.