Please enter at least 3 characters.

Ministria e Infrastrukturës: Mos bini pre e mashtrimeve me bileta fluturimi

2019/06/mit.jpg
7:"Blic PC

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.

Përmes kësaj video, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.

Në video bëhet e qartë se Legjislacioni i Republikës së Kosovës kompenson vetëm dëmet nga kompanitë e licencuara./Telegrafi/

;