Please enter at least 3 characters.

Ministria e Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Bajram Limanin

2016/08/MPB-Shkup.jpg

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – Komandat Shqiponjës, është i padisponueshëm për organet e rendit.

Ministria e Brendshme ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.

Limani, i cili vrau komandantin Shqiponja në vitin 2017, në një seancë gjyqësore në Kumanovë është dënuar me 7 vjet burg dhe 3 muaj burg, si dhe 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje.

Në të njëjtin rast gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg edhe Amir Latifin, personin që ka lënduar Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin.