Please enter at least 3 characters.

Ministri uron Shenjëtarinë

2016/01/ministri-uron-shenj-euml-tarin-euml_hd.jpg

e këtë rast, ministri Shala përgëzon drejtuesit e Federatës, dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shenjëtarisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala përgëzon shenjëtarët e Kosovës, duke iu uruar atyre suksese në avancimin e mëtejme të këtij sporti në arenën evropiane.

“Pranimi i juaj me të drejta të plota në Federatën Evropiane, është një lajm i mirë për sportin e Kosovës. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala, duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/