Please enter at least 3 characters.

Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë flasin në telefon për Ukrainën

2022/10/thumbs_b_c_5ae616a80e6f3d9e28f1ddfe07edc25d.jpg

Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së kanë biseduar sot përmes telefonit.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se Sergei Shoigu i Rusisë foli me homologun amerikan, Lloyd Austin, shkruan skynews.

Raportohet se ata "diskutuan çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë".

Bisedimet e sotme midis Shoigu dhe kreut të Pentagonit janë të dytat që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë.

"Të fundit ishin në muajin maj, tema e diskutimit atëherë ishte e njëjtë - çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ukrainë", thuhet në raport

Ndryshe, thirrja u konfirmua nga ministria ruse e mbrojtjes përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/