Ministrat e BE-së, presion mbi Prishtinën dhe Beogradin
29/09/2007
Kryesuesi i mbledhjes, ministri portugez, Nuno Severiano Teixeira, tha për gazetarë se, ministrat e BE-së njëzëri mbështeten negociatat nën ndërmjetësimin e treshes së Grupit të Kontaktit për Kosovë.
Ministrat e Mbrojtjes së BE-së kanë kërkuar që “të bëhet presion diplomatik mbi Beogradin dhe Prishtinën, me qëllim që në fund të arrihet deri te zgjidhja me marrëveshje - meqë nuk ekziston alternativ tjetër përpos me marrëveshje”, tha ministri portugez.


