Please enter at least 3 characters.

Milionerja kërkon burrë që do ta dashurojë

2016/01/milionerja-k-euml-rkon-burr-euml-q-euml-do-ta-dashuroj-euml_hd.jpg

55-vjeçarja Fatoun është e shkurorëzuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa ka vendosur të martohet.

“Kërkoj një burrë që do të martohet me mua, por jo për para”, ky është kushti i saj. Fatoun, po ashtu, premton se nuk do të sillet keq ndaj burrit të saj të ardhshëm.

Ajo kërkon që i zgjedhuri i saj të jetë i edukuar, të mos jetë më i moshuar se ajo dhe të jetë njeri i mençur dhe i logjikshëm.

Siç transmeton Al-Arabiya, kjo është hera e dytë që një grua nga Arabia Saudite kërkon burrë përmes shpalljes.

Dy vjet më parë, një 33-vjeçare kërkoi një burrë të mirë, të cilit ishte e gatshme t’i jepte 330 milionë dollarë nëse vendos të martohet me të. /Telegrafi/