Please enter at least 3 characters.

Milik në janar pritet të transferohet në Angli, tri skuadra në garë për të

2020/06/GettyImages-1193150253.jpg
277:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 10: Arkadiusz Milik of SSC Napoli celebrates after scoring the 3-0 goal during the UEFA Champions League group E match between SSC Napoli and KRC Genk at Stadio San Paolo on December 10, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Arkadiusz Milik ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi polak u lidh me një kalim të mundshëm te klubet si Juventus e Roma, por në fund dështuan negociatat me Napolin.

26-vjeçari pasi dështoi t’i bashkohet njërit nga gjigantët italian pati oferta nga Liga Premier, por që nuk kishte kohë për tu kompletuar transferimi i tij.

Gjithsesi ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Napoli pritet ta nxjerr në shitje në janar, pasi nuk dëshiron ta humbas me parametra zero në verë.

E ardhmja e polakut duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, ku tri skuadra kanë shprehur interesim për të.

Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Everton janë tri skuadrat angleze që po rivalizojnë njëra tjetrën për shërbimet e Milik.

Gjithsesi Napoli synon që nga shitja e lojtarit në janar të fitojë së paku shtatë milionë euro. /Telegrafi/