Please enter at least 3 characters.

Miliarderi Mayweather befason të gjithë, zbulon veturën që e vozit çdo ditë dhe kushton vetëm 25 mijë euro

2020/07/mayweather-e1594284898670.jpg

Floyd Maywerather ka zbuluar se ai drejton një veturë modeste prej 22,000 mijë funtesh çdo ditë, sepse ai dëshiron të mbetet i përulur.

Mbreti në pension i boksit tregoi veturën e tij Dodge Ram 1500 Classic në rezidencën e tij të jashtëzakonshme prej 19 milionë funtesh në Beverly Hills.

Mayweather u tregoi tifozëve dy pishinat e tij të notit, veshjet e përbindëshit në këmbë dhe kuzhinën luksoze përpara se të dilte përpara në shtëpinë e tij në LA.

Megjithatë, befasia e tij erdhi më vonë kur doli në oborrin e vilës dhe zbuloi veturën që drejton në baza ditore.

Gjatë lidhjes në Intagram, amerikani dokumentoi dashurinë e tij për veturën xhip e cila kushton rreth 25 mijë euro.

“Vetura ime që drejtoj çdo ditë. Unë qëndroj i përulur”, ka thënë fillimisht 43-vjeçari ‘live’ në Instagram.

“Unë ju kam treguar disa nga lodrat e mija por gjëja më e çmendur për të gjitha është, më lejoni t'ju tregoj të gjithëve makinën që drejtoj çdo ditë”, shtoi amerikani.

Ndryshe, Mayëeather është pjesë e grupit të vogël të sportistëve miliarderë së bashku me Michael Jordan, Cristiano Ronaldo dhe Tiger Woods. /Telegrafi/