Please enter at least 3 characters.

Milani ringjall interesimin për Balotellin

2016/01/f.0726110106805_m.jpg

Balotelli keqpërdori një rast shënimi në ndeshjen kundër Los Angeles dhe më pas u fjalos me Mancinin, që ka nxitur mediat të spekulojnë për largim të tij nga klubi anglez.

Sulmuesi italian edhe më herët ishte lidhur me një transferim te Milani, ndërsa ky gjest i fundit i tij ka rikthyer edhe një herë këto spekulime.

Adriano Galliani dhe pronari i klubit italian janë duke menduar të bëjnë një ofertë për Balotellin, duke parashikuar se City tash është në gjendje të ulë çmimin e tij.

Arritja e Balotellit në San Siro do të mund të hapte rrugë për largimin e një lojtari tjetër problematik nga Milani, Antonio Cassano. /Telegrafi/