Please enter at least 3 characters.

Milani pret oferta për Baccan

2018/08/carlosbacca-1.jpg
307:"SHENZHEN, CHINA - JULY 21: Carlos Bacca of AC Milan reacts to fans after duirng training session ahead of the 2017 International Champions Cup football match between AC milan and Bayern Muenchen at Universiade Sports Centre Stadium on July 21, 2017 in Shenzhen, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është duke pritur ofertë të re nga Villarreali për Carlos Baccan, ndërkohë që ka të interesuara edhe klube të tjera për shërbimet e kolumbianit.

Në edicionin e kaluar, sulmuesi i Rossonerëve ishte i huazuar te Nëndetësja e Verdhë, mirëpo klubi spanjoll nuk e aktivizoi opsionin e blerjes për 15 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Villarreali dëshiron ta blejë 31-vjeçarin, mirëpo nuk është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga Milani.

Klubi nga La Liga ka bërë një ofertë prej tetë milionë eurosh, mirëpo klubi italian e ka refuzuar atë.

Sipas calciomercato.com, bisedimet ndërmjet dy klubeve po vazhdojnë, mirëpo Rossonerët nuk lëshojnë pe nën 13 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, një klub tjetër spanjoll (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ka shprehur interesim për Baccan dhe mund të ndërhyjë për ta blerë kartonin e tij

Sulmuesi kolumbian deri më tani ka refuzuar oferta nga Turqi dhe Kina, pasi dëshiron të mbetet në ligat kryesore evropiane. /Telegrafi/