Please enter at least 3 characters.

Milani ndalet me barazim nga Parma  

2019/04/Parma-Milan.jpg
220:"PARMA, ITALY - APRIL 20: Gervinho of Parma Calcio in action during the Serie A match between Parma Calcio and AC Milan at Stadio Ennio Tardini on April 20, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 te Parma në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me vendasit që treguan diçka më shumë sa i përket rasteve.

Parma rrezikoi me anë të Fabio Ceravolo (13', 39') dhe Antonino Barilla (19'), ndërsa Milani provoi me Fabio Borinin (27'), por asnjëri nuk patën sukses.

Ndeshja u karakterizua me luftë të madhe për çdo top (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Rossonerët e morën lojën dhe dorë dhe pas disa tentativave arritën edhe ta gjejnë golin e epërsisë.

Ishte zëvendësuesi Samu Castillejo (69'), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Susos vetëm tre minuta pasi hyri në lojë.

Milani arriti të gjej golin edhe në minutën e 73-të, por goli i anulua nga VAR-i shkaku i një pozicioni jashtë loje.

Pas këtij goli të anuluar, Parma mori zemër dhe u hodh e gjitha në sulm duke arritur të gjejnë golin e barazimit me anë të Bruno Alves (86'), i cili shënoi nga gjuajtja e lirë për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Milani e sheh veten në pozitën e katërt me 56 pikë, ndërsa Parma e 13-ta me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kuqezinjtë udhëtojnë te Torino, ndërsa Parma te Chievo. /Telegrafi/