Please enter at least 3 characters.

Milani i ka ofruar kontratë Fellainit

2018/05/Fellaini-1-e1526828748775.jpg
297:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Marouane Fellaini of Manchester United celebrates scoring his side's second goal during the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on September 30, 2017 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani i ka bërë ofertë mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini - bëjnë të ditur mediat belge.

Sipas La Derniere Heure, Rossonerët i kanë ofruar 30-vjeçarit kontratë trevjeçare për ta vazhduar karrierën në San Siro.

(Foto: Getty Images)

Në bazë të njoftimit të kësaj gazete, oferta iu ishte paraqitur përfaqësuesve të futbollistit në javën e kaluar.

Fellaini ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 30 qershor, kurse deri më tani ka refuzuar ta rinovojë atë.

Në ndërkohë, Unitedi po përpiqet ta bindë mesfushorin për ta vazhduar kontratë, pasi ai bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, ai konsiderohet si lojtar u përshtatshëm për taktikat e trajnerit të Mianit, Gennaro Gattuso, por ka një profil që pëlqehet edhe nga drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli.

Klubi italian është në kërkim të lojtarëve me përvojë në përpjekje për t'u kthyer në majat e futbollit italian dhe evropian nga edicioni i ardhshëm. /Telegrafi/