Please enter at least 3 characters.

Milani fiton ndaj Cagliarit - Ibrahimovic gjen golin e parë në rikthimin te Rossonerët

2020/01/GettyImages-1193085747.jpg
230:"CAGLIARI, ITALY - JANUARY 11: Rafael Leao of Milan scores his goal 0-1 during the Serie A match between Cagliari Calcio and AC Milan at Sardegna Arena on January 11, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka fituar 2-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Rossonerët e kanë dominuar takimin që nga fillimi dhe mundi i tyre u shpërblye me dy golat e shënuar.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën lojtarët e Stefano Piolit ishin më kërkues.

Cagliari vs Milan (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Qysh në fillim të 45 minutave të dytë, Milani kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Rafael Leao (46’) nga një asistim i Samuel Castillejos.

Minuta e 64-të tregoi se Zlatan Ibrahimovic është po ai ujk i vjetër dhe e dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, duke u shërbye mjaftë mirë nga Theo Hernandez.

Cagliari vs Milan (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi suedez arrit ta shënonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim, mirëpo atë e anuloi VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.

Pas javës së 19-të, Milani gjendet në pozitën e tetë me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të kenë punë me Udinesen, por fillimisht do të kenë punë me SPAL-in në Kupën e Italisë. /Telegrafi/