Please enter at least 3 characters.

Milani ende konsideron transferimin e Falcaos

2018/07/Radamel-Falcao.jpg
304:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 21: Radamel Falcao Garcia of AS Monaco applauds the crowd after the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Manchester City FC and AS Monaco at Etihad Stadium on February 21, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao vazhdon të mbetet në radarin e klubit të madh italian, Milanit.

Rossonerët kanë dështuar t'i kthehen lavdisë së Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit edhe përkundër investimeve të mëdha me mbi 200 milionë euro në skuadër.

Por, në këtë sezon ambiciet janë përsëri të mëdha dhe drejtuesit e ri të klubit, Eliot Menagment, duan të përforcojnë edhe më shumë skuadrën me emra të njohur.

Njëri nga ta padyshim se është edhe sulmuesi kolumbian i Monacos, Radamel Falcao, i cili vazhdon të mbetet në radarin e kuqezinjve.

Falcao zhvilloi ndeshje të mira me Kolumbinë në Botëror (Getty Images)

Sipas mediumit Sky Sports në Itali, Milani ende po konsideron një lëvizje gjatë këtij afati kalimtar për Falcaon.

Klubi nga San Siro po kërkojnë të forcohen në pozitën e sulmuesit dhe kanë treguar interes edhe për Gonzalo Higuainin dhe Alvaro Moratan.

Në anën tjetër, sulmuesi kroat Nikola Kalinic pritet të largohet, ndërsa të ardhmen e sigurt nuk e ka as Andre Silva. /Telegrafi/