Milani drejt titullit
16/04/2011
Veterani Clarence Seedorf kaloi vendasit në epërsi (20’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Prekja e topit me dorë nga Volta u ndëshkua me penallti, ndërsa Antonio Cassano ishte i saktë nga pika e bardhë (54’) për të dyfishuar epërsinë.
Cassano u përfshi edhe në golin e tretë, pasi pranoi një top nga Seedorf dhe ia pasoi brazilianit Robinho, i cili vendosi takimin (61’).
Pas kësaj fitoreje, Milani gjendet gjashtë pikë përpara përcjellësit të parë Napoli, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 33-të kundër Udineses. /Telegrafi/


