Please enter at least 3 characters.

Milani bën kërkesë për huazimin e Deulofeut

2017/01/Deulofeu.jpg

Milan ka bërë kërkesë për ta huazuar lojtarin e Evertonit, Gerard Deulofeu.

Corriere della Sera shkruan se Rossonerët kanë bërë kërkesë për ta huazuar me të drejtë blerje.

Po ashtu kjo gazetë shkruan se edhe Roma është e Interesuar për lojtarin, pasi Mohamed Salah do të largohet drejt Kupës së Afrikës.

Adriano Galliani është në pritje të një përgjigjeje nga klubi i Ligës Premier.

Për lojtarin ka interesim edhe nga Middlesbrough. /Telegrafi/