Micunovic: Të revidohet Plani Ahtisaari
“Ekziston plani i imponuar i Ahtisaarit, të cilin ne nuk e kemi pranuar, por duhet të shohim nëse ka mundësi që të revidohet, që në mënyrë të re të zgjidhet çështja e veriut, autonomia e enklavave serbe dhe çështjet tjera të natyrës së sovranitetit dhe të drejtat për lidhjet speciale me shtetin amtar”, ka thënë Micunovic për “Politika”.
“Kam dashur ta theksoj iniciativën që të mbahet një konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të merrnin pjesë Beogradi, Prishtina dhe Brukseli, nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili i ka dhënë mandat EULEX-it për reforma të caktuara dhe ndërtimin e institucioneve në Kosovë”.
Ai ka thënë se duhet nisur nga situata reale në Kosovës, sepse është Serbia nuk mund të ketë pretendime për të drejtuar Kosovën.
“Është fakt se dy milionë njerëz kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe e kanë shpallë shtetin e tyre, por me kundërshtimin e një numri të vogël në atë shtet dhe kundërshtimin e shtetit nga i cili po ndahet”. /Telegrafi/


