Please enter at least 3 characters.

Meunier opsioni kryesor për zëvendësimin e Valencias te Unitedi

2019/04/ThomasMunier.jpg
275:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 06: Thomas Meunier of Paris Saint-Germain in action during the Group C match of the UEFA Champions League between SSC Napoli and Paris Saint-Germain at Stadio San Paolo on November 6, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United është duke i shqyrtuar opsionet e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier.

Independent bën të ditur se Djajtë e Kuq do të përpiqen gjatë verës që t'i sigurojnë shërbimet e futbollistit 27 vjeçar.

Belgu do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Parc des Princes gjatë verës, porse ka minutazh të kufizuar nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Ai është një tifoz i Djajve të Kuq prandaj do t'i pëlqente mundësia e transferimit në Old Trafford.

Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace) dhe Kieran Trippier (Tottenham Hotspur) janë po ashtu në listë, mirëpo Meunier është opsioni më i lirë.

Duke qenë se Antonio Valencia dëshiron të largohet nga Unitedi, klubi anglez është në kërkim të lojtarit që do ta zëvendësojë atë. /Telegrafi/