Please enter at least 3 characters.

Meta pret Kurtin në Presidencë: Ishte takim vëllazëror, e urova për fitoren dhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor

2021/03/156391590_3814305028615742_1953546998687329397_o.jpg

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar në Tiranë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Meta përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se me Kurtin ndau ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve.

I pari i Shqipërisë ka thënë se qytetarët e dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane.

Postimi i MetësSot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.