Messi shënon një supergol nga distanca ndaj Alavesit
13/02/2021
Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e La Ligas ndaj Deportivo Alavesit.
Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj Alavesit me epërsi 2-0.
Goli i parë erdhi në minutën e 29-të me anë të Francisco Trincaos, ndërsa i dyti nga Lionel Messi.
Messi shënoi një supergol nga një goditje e saktë prej rreth 25 metrave.
Ky gol i Messit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe ishte i 14-ti këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/


