Please enter at least 3 characters.

Messi: Këtë vit e duam Ligën e Kampionëve

2018/09/Messiu.jpg
120:" during the Joan Gamper Trophy between FC Barcelona and Boca Juniors at Camp Nou on August 15, 2018 in Barcelona, Spain.
11:"David Ramos

Lionel Messi ka treguar synimet e Barcelonës për të fituar këtë sezon trofeun më të madh evropiane për ekipe, Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas do të fitojë këtë vit trofeun e Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Eliminimi i vështirë nga sezoni i kaluar ende i lëndon lojtarët e Barcelonës dhe ata janë të etur për ta shpëtuar veten këtë sezon.

"Këtë vit ne duam Ligën e Kampionëve", ka thënë fillimisht Messi për Radio Catalunya.

Lionel Messi (Getty Images)

"Ne jemi eliminuar në çerekfinale në tre vitet e fundit dhe herën e fundit ishte më e keqja, sepse arritëm në Romë me një rezultat pozitiv në favorin tonë".

"Duhet të fitojmë garën ... për klubin, ekipin, mbështetësit".

"Ndërsa kemi një skuadër kaq spektakolare, ne mund të garojmë për titullin", përfundoi ylli argjentinas.

Ndryshe, Barcelona gjendet në grup me Tottenham Hotspur, Interin dhe PSV-në. /Telegrafi/