Please enter at least 3 characters.

Messi ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, këto janë pesë klubet e mëdha që e duan gjeniun argjentinas

2020/06/GettyImages-1250123361.jpg
293:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 16: Lionel Messi of Barcelona celebrates towards the empty stands after scoring his teams second goal from the penalty spot during the Liga match between FC Barcelona and CD Leganes at Camp Nou on June 16, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës së vitit 2021.

Lojtarit më të mirë në histori të Barcelonës i skadon kontrata dhe sipas medieve spanjolle ai nuk do ta vazhdoj atë.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë filluar të qarkullojnë edhe lajmet se ku do ta vazhdoj Messi karrierën e tij.

Nuk ka klub në botë që nuk do ta donte argjentinasin në skuadër, mirëpo pak klube e përballojnë pagën e tij e cila është mbi 30 milionë euro në vit.

E sigurt është vetëm se Messi nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër në La Liga, ndërsa opsione mbetën Liga Premier, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.

Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Liverpool dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për yllin argjentinas.

Nëpër mediat e ndryshme botërore kanë filluar edhe të bëjnë dizajne se si do të dukej Messi me fanellat e këtyre skuadrave.

Gjithsesi tifozët e Barcelonës vazhdojnë të besojnë se kapiteni i tyre nuk do të largohet dhe se do ta mbyll karrierën te Barcelona.

Por duke parë raportet aspak të mira të Messit me drejtuesit e klubit, atëherë largimi nuk do të ishte befasi. /Telegrafi/