Please enter at least 3 characters.

Merr flakë anija në Portin e Durrësit, evakuuohet ekuipazhi

2023/01/Capture-97-770x424-1.jpg
Një anije është përfshirë nga flakët në radën e portit të Durrësit.
Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ekuipazhi është evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.

Sipas burimeve nga Drejtoria e përgjithshme detare, zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.

Anija është me flamur panamez, por me pronar shqiptar. Pranë mjetit lundrues, ndodhen zjarrfikës të specializuar për të shuar zjarrin. /tch/