Please enter at least 3 characters.

Melania Trump voton në Florida

2020/11/melania.png

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të llogarisë në së paku një votë në Palm Beach County në Ditën e Zgjedhjeve.

Kjo pasi Zonja e Parë, Melania Trump, votoi të martën në mëngjes në këtë qytet të Floridas.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Trump votoi personalisht javën e kaluar në West Palm Beach, në votimin para-zgjedhor.

“Unë votova për një djalë të quajtur Trump”, ishte shprehur ai me një buzëqeshje.

Florida e cila përmban 29 vota elektorale, është shtet mjaft i rëndësishëm për të dy kandidatët e veçanërisht për kandidatin republikan.

Gjatë ditës së sotme, Trump deklaroi se ai do të fitonte këto zgjedhje me 306 ose edhe më shumë vota elektorale. /Telegrafi/