Please enter at least 3 characters.

Megjithatë, Kessie dhe Bakayoko rrezikojnë dënimin

2019/04/Kessie-Bakayoko-e1555592715281.jpg
297:"MILAN, ITALY - APRIL 13: (L-R) Samuel Castillejo, Franck Kessie, Tiemoue Bakayoko and Krzysztof Piatek of AC Milan celebrate a victory at the end of the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on April 13, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja e Milanit, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko ende mund të dënohen pasi që FIGC do t'i referojë ata në Gjykatën e Federatës Kombëtare.

Sipas gazetës Tuttosport, prokurori i FIGC-it Giuseppe Pecoraro ka mbyllur hetimet e tij ndaj dyshes Kessie dhe Bakayoko.

Megjithatë, gazeta paralajmëron se ata dy përballen me Gjykatën Federale për sjelljen e tyre pas fitores 1-0 të Milanit kundër Lazios, që i pa ata të ngritin fanellën e Francesco Acerbit sikurse një trofe.

Kjo i lë ata të prekshëm jo vetëm për një gjobë të rëndë, por edhe për ndalim loje për disa ndeshje.

Kessie dhe Bakayoko duke provokuar Acerbin pas fitores (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Tuttosport shton se Rossonerët kanë mbetur të "inatosur" nga FIGC për trajtimin e çështjes pasi presidenti Gabriele Gravina bëri thirrje që dyshja të dënohet .

Momentalisht, Kessie dhe Bakayoko janë në dispozicion për udhëtimin e Milanit në Parma në Serie A të shtunën, por sot (e enjte) dhe gjatë të premtes mund të kemi ndonjë vendim të ri. /Telegrafi/