Please enter at least 3 characters.

Megjithatë, Busta Rhymes vjen sot?

2016/01/f.0426103619924_m.jpg

Mbrëmë fansat e Busta Rhymes mbeten të zhgënjyer kur organizatorët e koncertit ua kumtuan lajmin se nuk do të performonte në sallën “1 Tetori”.

Por disa orë më vonë organizatorët kanë postuar një videon ku shihet reperi Busta Rhymes duke sqaruar arsyen se përse nuk ka mundur të jetë i pranishëm në koncertin e paraparë.

Në videon e lartpërmendur, Busta ka treguar se ka ngelur për 15 orë në aeroportin e Romës në Itali por pa fajin e tij. Dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk erdhi në Prishtinë mbrëmë. Ai ka shprehur keqardhje për publikun kosovar duke iu premtuar atyre se ai do të jetë i pranishëm të martën mbrëma. /Telegrafi/