Please enter at least 3 characters.

Meghan Trainor shpërthen në lot në Ellen Show

2016/04/meghan-2.jpg

Megan Trainor nuk mundi t’i përmbajë emocionet gjatë paraqitjes në emisionin The Ellen DeGeneres Show.
Këngëtarja shpërtheu në lot kur Ellen e prezantoi me trofenë e çmimit Grammy për Artistin më të Mirë, të cilin nuk priste ta pranonte deri në fund të këtij muaji.

Kur është pyetur nga Ellen se ku e kishte mbajtur çmimin e saj, 22 vjeçarja u përgjigj: “Nuk është ende gati. Mendoj se janë duke e krijuar nga zeroja. Nuk është këtu por do të më vijë këtë muaj”.

“Jo, do të vijë tani, sepse i kam telefonuar miqtë e mi në Akademinë Regjistruese dhe ja ku e ke Grammy-n tënd”, i tha prezantuesja e njohur, duke shkaktuar emocionimin e Trainor.

Këngëtarja e hitit “All About That Bass” po ashtu ka qarë edhe gjatë fjalimit të pranimit të këtij çmimi në ceremoninë e muajit shkurt, dhe më pas e kishte pranuar se ishte ndjerë aq e emocionuar sa kishte harruar ta falënderonte familjen e saj, transmeton KlanK.