Please enter at least 3 characters.

Me rreth dy orë vonesë fillon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

2016/07/Seanca-e-kuvendit-dhe-votimi-per-vazhdimin-e-mandatit-te-EULEX-it-Foto-Foto-Ridvan-Slivova-21.jpg
14:"Ridvan Slivova

Me rreth dy orë vonesë ka filluar seanca plenare e Kuvendit. Kjo për shkak të mosprezencës se kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve që pati me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie dhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar, ka shkuar në sallën e seancave.

Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa tashmë nuk gjendet në sallë pasi ai priti më shumë se një orë për të nisur seanca.

Në rend dite të kësaj seanca janë tri pika:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-109 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal,

3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.